ENKërko prezantim
Nga toka deri te kësti i fundit

Platformë digjitale për menaxhimin e kompanive të ndërtimit dhe të patundshmërive

Çdo projekt, njësi, klient, furnitor dhe pagesë, në një vend të vetëm: në kompjuter, tablet dhe telefon.

  • 19module
  • 8raporte
  • 9role pune
  • 2gjuhë: shqip, anglisht

Hyrje

Një kompani ndërtimi punon njëkohësisht me pronarë toke, leje, furnitorë, depo, klientë, shitje me këste, qera dhe borxhe. Shpesh kjo punë bëhet në Excel, në letër dhe në kokën e disa njerëzve.

Platforma i bashkon të gjitha këto në një vend, të qasshëm nga kompjuteri, tableti dhe telefoni. Nga dita kur toka merret nga pronarët deri te kësti i fundit i arkëtuar, çdo hap regjistrohet një herë. E sheh vetëm kush duhet ta shohë. Shndërrohet vetë në raporte, borxhe të llogaritura dhe pasqyra financiare.

Rrjedha e një projekti

Si rrjedh puna në platformë

  1. 01

    Toka dhe pronarët

    Pronarët, kontratat e ndërtimit dhe ndarja e metrave katrorë.

  2. 02

    Leja

    Aplikimi fazë pas faze, me dokumentet dhe pagesat e taksave.

  3. 03

    Ndërtimi

    Punimet në kantier, furnitorët dhe depoja, me progresin që llogaritet vetë.

  4. 04

    Shitja

    Terminet, ofertat, lista e shitjes dhe planimetritë 2D.

  5. 05

    Arkëtimi

    Këstet, qerat dhe përmbarimi, me borxhet e llogaritura.

  6. 06

    Raportet

    Paneli kryesor dhe tetë raporte, në PDF dhe Excel.

Çka fitoni

  • Një burim i vetëm i së vërtetës

    Projektet, klientët, furnitorët, depoja dhe punëtorët në një sistem, pa tabela që nuk përputhen.

  • Paratë në kohë reale

    Sa është arkëtuar nga shitjet dhe qerat, sa pritet, sa u detyrohemi furnitorëve dhe çka është në përmbarim.

  • Asnjë njësi e humbur

    Çdo banesë, lokal, garazh dhe depo ka gjendjen e vet: në shitje, e shitur, me qera, e pronarit ose kompenzim.

  • Kontroll i qasjes

    Secili punëtor sheh dhe ndryshon vetëm atë që i takon rolit të tij.

  • Dokumente gati

    Eksport në PDF dhe Excel nga listat, raporte me email dhe kontrata pune të gjeneruara automatikisht.

  • Shqip dhe anglisht

    Në çdo ekran, në të dyja gjuhët.

Modulet dhe funksionalitetet

Nëntëmbëdhjetë module që mbulojnë gjithë punën e kompanisë, nga zyra deri te kantieri.

Premiumpërfshihet në Paketën Premium dhe në Licencën e Përhershme.

3.1

Paneli kryesor

  • Pasqyra e gjithë kompanisë në një faqe: projektet aktive, paratë e arkëtuara nga shitjet, njësitë në shitje, pritshmëritë nga qerat mujore, investimet totale dhe terminet.
  • Grafikë:
    • të hyrat e 12 muajve të fundit;
    • gjendja e të gjitha njësive;
    • për çdo projekt, paratë e arkëtuara kundrejt totalit që pritet nga njësitë e shitura.
  • Progresi i projekteve, terminet e ardhshme, lëvizjet në depo dhe kush mungon këtë javë.
  • Përmbarimi: shuma e dërguar, sa morën përmbaruesit, sa u kthye neto dhe sa mbetet e hapur.
  • Çdo pjesë shfaqet vetëm për rolet që kanë të drejtë ta shohin.
3.2

Projektet

  • Lista e projekteve, me vendndodhjen, datat dhe mbikëqyrësin.
  • Paneli i projektit:
    • puna e kryer dhe ajo në vazhdim;
    • të hyrat nga shitjet, investimet, njësitë në shitje, qerat dhe pronarët;
    • bilanci financiar: të hyrat nga shitjet dhe qerat kundrejt blerjeve;
    • afati kohor dhe shpenzimet sipas furnitorit.
3.3

Aplikimi i lejes

Premium
  • Ndjekja e lejes së ndërtimit fazë pas faze: datat, numrat e lëndëve dhe vlerat.
  • Dokumentet e çdo faze, të ruajtura në sistem.
  • Pagesat e taksave: data, referenca, vlera, banka dhe komenti.
  • Sipërfaqet e projektit: toka, sipërfaqja totale e ndërtimit dhe sipërfaqja për çdo lloj njësie.
3.4

Statusi i projektit

Premium
  • Lista e punimeve në kantier: lloji, sasia, çmimi, datat e planifikuara dhe pesha në përqindje.
  • Fillimi dhe përfundimi i çdo pune shënohet me një klik, dhe vonesat dallohen menjëherë.
  • Progresi i projektit llogaritet automatikisht.
3.5

Pronarët dhe kontratat

  • Regjistri i pronarëve që kanë kontribuar me tokë.
  • Kontratat e ndërtimit, me kopjen e nënshkruar të bashkëngjitur.
  • Ndarja e njësive: sa m² banesa, lokale, garazhe dhe depo i takojnë secilit pronar dhe kompanisë.
3.6

Lista e shitjes

  • Ndërtesa e paraqitur në sistem: hyrjet, katet dhe njësitë.
  • Çdo njësi ka gjendjen e saj.
  • Një njësi mund t'i jepet pronarit ose furnitorit si kompenzim. Kompenzimi regjistrohet vetë në kartelën e furnitorit.
3.7

Vizualizimi 2D

Premium
  • Planimetritë e ndërtesës për çdo hyrje.
  • Çdo njësi vizatohet mbi plan dhe lidhet me listën e shitjes.
  • Gjendja e njësive shihet drejtpërdrejt në plan, ideale për prezantim te klienti.
3.8

Terminet, ofertat dhe shitjet

  • Terminet me klientë për çdo projekt, nga thirrja e parë deri te përmbledhja e asaj që u dakordua.
  • Takimet në zyrë.
  • Ofertat e shitjes: llojet e njësive, metrat, çmimi për m², kësti fillestar dhe këstet. Totalet llogariten vetë.
  • Ofertat e qerasë: lloji, sipërfaqja, çmimi dhe periudha.
  • Oferta e pranuar kthehet në shitje ose qera me një klik, duke zgjedhur njësinë e saktë.
3.9

Shitjet dhe këstet

  • Të gjitha shitjet, me klientin, njësinë dhe vlerën.
  • Ndjekja e kësteve (të paguara, të ardhshme, të vonuara) dhe sa i mbetet klientit për të paguar.
  • Eksport me email në PDF/Excel, me vlerën totale, të hyrat reale dhe shumën e papaguar.
3.10

Qerat

  • Lista e qerave: qeramarrësi, çmimi, periudha dhe statusi i pagesës.
  • Menaxhimi i qerave muaj pas muaji: cilët muaj janë paguar.
  • Ndryshimi ose përfundimi i qerasë.
  • Eksport me email, me totalin e qerasë mujore.
3.11

Përmbaruesi

  • Borxhet e dërguara te përmbaruesi: klienti, numri i lëndës, shuma dhe data.
  • Mbyllja e lëndës: tarifa dhe efikasiteti i përmbaruesit.
  • Llogaritja automatike e shumës neto: shuma e dërguar − tarifa − efikasiteti.
3.12

Klientët

  • Regjistri i klientëve, me kërkim sipas emrit, telefonit, emailit ose numrit personal.
  • Faqja e klientit, e eksportueshme në PDF: blerjet, qerat, pagesat, ofertat dhe përmbarimi në të gjitha projektet.
  • Të dhënat personale ruhen të enkriptuara.
3.13

Furnitorët dhe investimet

  • Regjistri i furnitorëve dhe furnitorët e çdo projekti.
  • Kartelat e furnitorëve: faturat, pagesat (me bankën) dhe borxhi i mbetur.
  • Kompenzimet: njësitë e dhëna në vend të parave.
  • Llogaria e furnitorit nëpër të gjitha projektet.
  • Eksport me totalin e faturave, totalin e pagesave dhe borxhin.
3.14

Depoja

  • Hyrjet në depo, me faturën dhe furnitorin.
  • Gjendja e stokut për çdo produkt.
  • Daljet drejt projekteve. Sistemi nuk lejon dalje më të madhe se stoku.
3.15

Raportet

Premium
  • Tetë raporte, me filtra sipas projektit dhe datave, eksport në PDF/Excel dhe dërgim me email:
Projektetprogresi dhe vonesat
Kontratat me pronarësipërfaqet e pronarëve nëpër projekte
Investimetblerjet, pagesat dhe borxhet ndaj furnitorëve
Qeratsi janë paguar qerat në një periudhë
Përmbarimisa u dërgua, sa morën përmbaruesit, totali neto
Stoqetnjësitë e shitura, në shitje, me qera, të pronarëve, kompenzime
Të hyrat nga projektetparatë nga shitjet dhe qerat
Depojavlera e stokut, blerjet dhe konsumi
3.16

Kalendari i termineve

Premium
  • Të gjitha terminet e kompanisë në pamje mujore, me kalim të drejtpërdrejtë te termini.
3.17

Punëtorët

  • Lista e punëtorëve dhe rolet. Çdo punëtor merr ftesë me email për fjalëkalimin.
  • Kontratat e punës:
    • gjenerim automatik sipas Ligjit të Punës të Kosovës;
    • të plotësuara me të dhënat e kompanisë dhe të punëtorit, gati për nënshkrim;
    • ruajtja e kontratës së nënshkruar dhe ndjekja e skadimit.
  • Pushimet vjetore dhe mjekësore.
3.18

Kalkulatori i pronës

Premium
  • Pjesa e pronarit nga toka, koeficienti dhe përqindja.
  • Shpërndarja nëpër llojet e njësive me vlerë për m², me paralajmërim kur tejkalohet sipërfaqja.
  • Shkarkim në PDF.
3.19

Qendra e ndihmës

  • Udhëzues hap pas hapi për çdo detyrë. Secili sheh vetëm udhëzuesit e veprimeve që i lejon roli i tij.

Krahasimi i paketave

ModuliStandardPremiumLicencë e Përhershme
Modulet bazë
Paneli kryesor, ProjektetPërfshihetPërfshihetPërfshihet
Pronarët, kontratat, ndarja e njësivePërfshihetPërfshihetPërfshihet
Lista e shitjesPërfshihetPërfshihetPërfshihet
Terminet, ofertat, shitjet dhe këstetPërfshihetPërfshihetPërfshihet
Qerat, Përmbaruesi, KlientëtPërfshihetPërfshihetPërfshihet
Furnitorët, kartelat, kompenzimetPërfshihetPërfshihetPërfshihet
DepojaPërfshihetPërfshihetPërfshihet
Punëtorët, kontratat e punës, pushimetPërfshihetPërfshihetPërfshihet
Qendra e ndihmësPërfshihetPërfshihetPërfshihet
Modulet Premium
Aplikimi i lejesNuk përfshihetPërfshihetPërfshihet
Statusi i projektitNuk përfshihetPërfshihetPërfshihet
Vizualizimi 2DNuk përfshihetPërfshihetPërfshihet
Raportet (8)Nuk përfshihetPërfshihetPërfshihet
Kalendari i termineveNuk përfshihetPërfshihetPërfshihet
Kalkulatori i pronësNuk përfshihetPërfshihetPërfshihet
Përdoruesit dhe shërbimi
Përdorues të përfshirë1015pa kufi
Përdorues shtesë50 € / muaj50 € / muajNuk përfshihet
Hostimi dhe kopjet rezervënga nenga nete klienti
Përditësimettë përfshiratë përfshira3 muaj

Rrëshqitni anash për të parë të gjitha paketat

Paketat dhe çmimet

Standard

Për menaxhimin e projekteve, shitjeve, qerave, furnitorëve dhe depos në një vend.

700 €/ muaj
TVSH e përfshirë
  • Të gjitha modulet bazë.
  • Hostimi, mirëmbajtja, kopjet rezervë dhe përditësimet përfshihen në çmim.
10 përdorues të përfshirë+ 50 € / muaj për çdo përdorues shtesë
Zgjidh Standard

Licencë e Përhershme

Për kompanitë që duan platformën në serverin dhe domenin e tyre.

50,000 €një herë
Pa TVSH
  • Të gjitha modulet.
  • Instalimi dhe konfigurimi në serverin dhe domenin e klientit.
  • Licencë përdorimi vetëm për kompaninë blerëse (shih pikën 08).
Pa kufi përdoruesishpa tarifë mujore dhe pa tarifë për përdorues
Pyet për licencën

Llogaritni çmimin mujor

Lëvizni numrin e përdoruesve dhe krahasoni dy paketat mujore.

Standard950 € / muaj700 € · 10 të përfshirë + 5 shtesë × 50 €
Premium1,000 € / muaj1,000 € · 15 të përfshirë

Me 15 përdorues, Premium kushton vetëm 50 € më shumë në muaj, me të gjitha modulet.

Shkarko ofertën e plotë (PDF)Çmimet janë në euro. Paketat mujore përfshijnë TVSH-në.

Çka përfshihet

Paketat mujore

  • Konfigurimi i kompanisë, i përdoruesve dhe i roleve.
  • 2 seanca trajnimi për ekipin.
  • Mbështetje me email dhe telefon, e hënë – e premte, 08:00–16:00, me përgjigje brenda 1 dite pune.
  • Përditësimet pa kosto shtesë.

Licenca e Përhershme

  • Instalimi, konfigurimi dhe trajnimi.
  • 3 muaj mbështetje dhe përditësime. Pas kësaj, përditësimet bëhen përmes marrëveshjes me pagesë.
  • Serveri, domeni dhe kopjet rezervë janë përgjegjësi e klientit.

Kushtet e licencës

Vlejnë për Licencën e Përhershme.

  1. Licenca jep të drejtën e përdorimit vetëm kompanisë blerëse dhe punëtorëve të saj, për veprimtarinë e vet.
  2. Licenca nuk është e transferueshme. Nuk mund të shitet, rishitet, jepet me qera, nënlicencohet ose vihet në dispozicion të palëve të treta, me ose pa pagesë.
  3. Pronësia intelektuale mbi platformën mbetet tek ne. Licenca nuk përfshin kodin burimor dhe nuk lejon kopjimin, modifikimin ose ndërtimin e produkteve të ngjashme.
  4. Licenca vlen për një domen dhe një kompani. Çdo kompani tjetër, edhe e lidhur, kërkon licencë të veçantë.
  5. Shkelja e këtyre kushteve sjell ndërprerjen e licencës dhe kompensimin e dëmit.

Kushtet tregtare

  • Çmimet janë në euro. Çmimet e paketave mujore përfshijnë TVSH-në; çmimi i Licencës së Përhershme është pa TVSH.
  • Paketat mujore faturohen në fillim të muajit dhe paguhen deri më datën 5.
  • Kohëzgjatja minimale e abonimit është 12 muaj. Pas kësaj, abonimi vazhdon muaj pas muaji dhe ndërpritet me njoftim 30-ditor.
  • Kalimi nga Standard në Premium bëhet në çdo kohë, nga muaji i ardhshëm.
  • Licenca e Përhershme paguhet 50% në nënshkrim dhe 50% pas instalimit, ose sipas një marrëveshjeje tjetër ndërmjet palëve.
  • Të dhënat janë pronë e klientit. Me ndërprerjen e abonimit, klienti merr eksportin e plotë të të dhënave.

Hapat e ardhshëm

  1. Prezantimi

    Prezantim i platformës (demo), në zyrën tuaj ose online.

  2. Marrëveshja

    Zgjedhja e paketës dhe nënshkrimi i kontratës.

  3. Fillimi i punës

    Njoftoheni nga personat përgjegjës kur platforma është aktive për kompaninë tuaj, mesatarisht brenda 2 ditësh.